Parashikimi i motit për sot

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite dhe në mbrëmje moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për shfaqjen e stuhive lokale. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë. UV=8

Marketing

Në Shkup me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Nga fundi i ditës në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 39 gradë

Marketing