Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38 gradë.

Marketing