Parashikimi i motit për sot

Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite, kryesisht në pjesët veriore do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit të ndjekur me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 31 deri në 38 gradë Celsius. UV-9.

Marketing

Në Shkup, mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje të jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri në 22 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 37 gradë Celsius.

Nën ndikim të masës së lagësht dhe jostabilitetit prej nesër pasdite deri të martën do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshme, vende-vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig, me shi të rrëmbyeshëm, zbrazje të shpeshta elektrike, erë e fuqishme (mbi 60km/orë) dhe kushte për paraqitje të breshrit. Temperatura prej nesër do të jetë në rënie graduale.