Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me vranësira me periudha me diell, pasdite me kushte për paraqitje të kohëpaskohshme të shiut.

Marketing

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura do të lëviz nga -2 deri në 14 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht vranësira, me diell dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura do të lëvizë nga 2 deri në 13 gradë