Parashikimi i motit për sot

Sot në orët e mëngjesit pritet të kemi mot të freskët, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë.
Temperatura minimale do të lëviz nga 4 deri në 9 gradë ndërsa maksimalja nga 27 në 32 gradë Celsius.

Marketing

Edhe në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri 7 gradë ndërsa maksimalja do të arrijë në 31 gradë Celsius.

Ndërkaq, nesër pritet të kemi mot me diell dhe të ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në fund të ditës pritet të rriten vranësirat. Nga e marta do të ketë një ndryshim të rëndësishëm të motit. Do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm. Temperaturat ditore do të ulen ndjeshëm dhe do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.