Parashikimi i motit për sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell, por në pjesët jugore gjatë paradites do të ketë edhe paraqitje të vranësirave.

Marketing

Do të fryjë erë e dobët në drejtim jugor. Temperatura minimale do të sillet prej 0 deri në 8, kurse maksimalja prej 17 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë kryesisht me diell dhe qetë, kurse temperatura minimale do të jetë 6, ndërkaq maksimalja do të arrijë deri në 22 gradë.

Mot i këtillë, stabil do të mbajë deri të premten. Gjatë fundjavës priten reshje të kohë pas kohshme të shiut, kurse temperatura e ditës do të shënojë rënie, veçanërisht të dielën.