Parashikimi i motit për sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të dobëta të borës.

Marketing

Temperatura, siç bën të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike do të jetë nga -4 deri në 9 gradë Celsius.

Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm, me temperaturë minimale që do të ulet deri në 0, kurse maksimalja pritet të arrijë në 6 gradë.

Mot i ndryshueshëm pritet edhe gjatë ditëve në vijim. Të martën do të ketë reshje lokale të borës dhe do të fryjë erë veriore. Nga e mërkura do të mbizotërojë mot më stabil dhe i thatë, por me temperatura më të ulëta gjatë mëngjesit.