Parashikimi i motit për sot

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare.

Marketing

Nga mesdita dhe në orët e pasdites në më shumë vende moti do të jetë jo-stabil, me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Lokalisht ky proces do të jetë në formë të motit të ligë me erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 29 deri në 38 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm. Nga mesdita do të jetë jo-stabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave dhe erës së përforcuar.

Temperatura minimale do të ulet në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 33 gradë Celsiusë

Marketing