E ardhmja e Medhi Benatias në Juventus është në dyshim.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici është në takim me Moussa Sissokon, menaxher i Medhi Benatia për të sqaruar të ardhmen e mbrojtësit.
“Goal Italia” raporton se takimi është duke u zhvilluar në Milano dhe pret të sjellë zhvillime të reja në lidhje me Benatian i cili është ankuar në hapësirën e kufizuar për lojë te “Bianconerët”.
31 vjeçari ka zgjuar interesim nga Ligue 1, Katari dhe Arabia Saudite.
Por, Juventus duket i vendosur që ta mbajë Benatian në ekip deri në fund të këtij sezoni.