Paris Saint-Germain turpërohet nga Nantes

Nantes ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligue 1.

Marketing

Kryeqytetasit janë mposhtur pas katër fitoreve radhazi në kampionat, duke shijuar një humbje të hidhur nga Nantes.

Pjesa e parë ishte e tmerrshme për PSG-në pasi pranuan tri gola, ndërsa nuk arritën të shënojnë asnjë.

Randal Kolo Muani (4’) shënoi për 1-0, Quentin Merlin u përkujdes për epërsinë 2-0, ndërsa Ludovic Blas (45+) nga penalltia çoi ekipin e tij në pushim me rezultat 3-0.

Në pjesën e dytë, PSG arriti të kthehet në lojë dhe të ishte më kërkuese, duke shënuar një gol të shpejt, por pa arritur të bëjnë më shumë.

Neymar shënoi një gol të bukur pas asistimit të Messit në minutën e 47-të për 3-1, duke bërë që të mendohet një rikthim.

Sulmuesi brazilian pati rast ideal për të shënuar golin e dytë nga pika e bardhë në minutën e 59-të, por portieri Alban Lafont ia priti dhe deri në fund shifrat mbeten të pandryshuara me Nantes që fitoi 3-1.

Pas kësaj fitore, Nantes ngjitet në pozitën e pestë me 38 pikë, ndërsa PSG mbetet në vendin e parë me 59 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, PSG e pret St Etiennin, teksa Nantes udhëton te Metz.