Dy gra myslimane me prejardhje algjeriane janë sulmuar me thikë në një park të vogël rreth Kullës Eiffel në Paris.
Autoritetet informuan se kanë arrestuar dy agresoret, ndërsa kanë informuar se gratë fillimisht u zunë me dy gratë e tjera për qentë përpara se sherri të agravonte në përdorimin e fjalëve raciste si “arabë të ndyrë”. Prokuroria tha se dy autoret do të përballen tashmë me akuzën e “tentativës për vrasje”.
Një nga gratë myslimane tregon se një nga agresoret nxori thikën pas debatit dhe i qëlloi në brinjë, krahë dhe kokë.
Ky sulm me motive raciste është regjistruar pak vetëm ditë pas vrasjes së profesorit të histori-gjeografisë. Profesori u ekzekutua pasi kishte nxjerrë përpara nxënësve në klasë disa karikatura të profetit Muhamed.