Parisi e bojkoton Botërorin e Katarit, zbulohet arsyeja

Qyteti i Parisit nuk do t’i transmetojë ndeshjet e Kampionatit Botëror, i cili do të mbahet në Katar.

Marketing

Kryeqyteti francez iu bashkua qyteteve të tjera si Lille, Strasburg, Reims, Bodrdeaux e Marseille për bojkotimin e Kupës së Botës.

Në fakt, Parisi ka vendosur të mos i transmetojë ndeshjet e Botërorit të ardhshëm, që do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor, shkruan mediumi francez “L’Equipe”, përcjell “Gazeta Express”.

Në kryeqytetin francez nuk do të vendoset asnjë ekran gjigant gjatë ndeshjeve, qoftë edhe për ndonjë ndeshje të rëndësishme për “Les Bleus”.

Nënkryetari i bashkisë së Parisit, përgjegjës për sportin, Pierre Rabadan, e ka arsyetuar vendimin në një bisedë për agjencinë “AFP” me “kushtet e organizimit të këtij Botërori, si në aspektin mjedisor ashtu edhe në atë social”.

Ai theksoi po ashtu se ky bojkot lidhet edhe me periudhën e mbajtjes së kësaj gare, për faktin se ajo do të zhvillohet në muajin dhjetor.