Parisi me taksi ujore “Flluskat e detit”

Parisi po përgatitet t’i vë në përdorim taksitë ujore. Pajisjet që mendohet se do t’i shkurtojnë distancat dhe ta lehtësojnë trafikun në Parisin e zhurmshëm janë vënë në testimin final dhe pritet që nga shtatori zyrtarisht të vihen në funksion. Taksitë janë të quajtura “Fluskat e Detit” aktualisht po testohen në lumin Sena. “Flluskat e detit” kanë një pamje interesante futuriste ku janë ngërthyer elemente të anijeve, veturave dhe avionëve.

Marketing

“Është shumë e thjeshtë, ne kemi një kombinim të anijeve, veturave dhe avionëve prandaj “Flluskat e Detit” kanë këtë pamje. Ato kanë dy motorë të vegjël elektrik për të rritur shpejtësinë. Ne duhet t’i ndryshojmë rregullat sepse sot rregulla pajiset aktuale janë të dizajnuara ashtu-që krijojnë valë, bëjnë zhurmë, lënë gjurmë vaji dhe prodhojnë tym të zi, u shpreh Alain Thebault, krijues i taksive të ujit.

Taksitë e ujit në kryeqytetin francez mes tjerash shihen edhe si një alternativë ekologjike dhe pritet të reduktojë dukshëm ndotjen.

Marketing