Vijoi për të tretën natë radhazi protesta e mijërave personave në Paris, kundër masave shtrënguese të qeverisë, për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Protestuesit ishin kryesisht të rinj, të cilët zhvilluan përleshje të ashpra në Villeneuve-La-Garenne, Nanterre dhe Clichy ku sulmuan me fishekzjarre dhe mjete të forta forcat e policisë.
Protestat në rrethinat e Parisit nisën në fundjavë pas plagosjes së rëndë të një të riu nga një makinë policie në një pikë kontrolli.
Vala e protestave kundër masave të marra nga qeveritë, nisi fillimisht në SHBA, ku mijëra njerëz dolën kundër guvernatorëve. Protesta e tyre u mbështet publikisht dhe nga presidenti Trump, i cili ka kundërshtuar kufizimet e vendosura nga disa shtete, të cilat drejtohen nga demokratë./