Gjatë javës së kaluar (21.04 – 27.04.2022) me automjetet speciale karrotrec u mënjanuan 45 automjete nga hapësirat publike. Mjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme janë mënjanuar me urdhër të policisë rrugore në bazë të kundërvajtjeve për parkim në rrugë automobilistike, korsi për biçikleta, vendkalim për këmbësorë, trotuar, sipërfaqe të gjelbër, në kundërshtim me shenjat e qarkullimit rrugor, si dhe me thirrje nga një person i tretë.
Ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit” u bën apel qytetarëve që të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat e tjera publike, ndërsa automjetet t’i parkojnë vetëm në parkingjet e shënuara.
U bëjmë thirrje të gjithë përfituesve të shërbimeve për parkim të rregullojnë pagesën për shërbimin e parkimit në kohën e duhur. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet me SMS ose me kartë me gërvishtje.