Deputetët britanikë kanë votuar me 308 vota pro për të refuzuar largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje largimi.
Ky votim nuk është një vendim i detyrueshëm ligjor – dhe nuk përjashton mundësinë që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE.
Por kjo do të thotë që deputetët tani mund të kenë një votim tjetër për vonimin e Brexit.
Ky votim do të mbahet të enjten dhe nëse ajo miratohet – dhe BE pajtohet me të – Britania e Madhe nuk do të largohet nga BE siç ishte planifikuar të ndodhë më 29 mars.
Qeveria ka paraqitur mocionin e saj për refuzimin e një Brexit pa marrëveshje më 29 mars – por deputetët tani kanë votuar për të kundërshtuar daljen pa marrëveshje në asnjë rrethanë.
Deputetët tani po votojnë nëse do të shtyjnë largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE deri më 22 maj 2019 në mënyrë që të mund të ketë një “menaxhim pa marrëveshje” të Brexit.
Ky amendament u propozua Deputeti Konservator Damian Green.