Në orën 10 sot sipas kohës lokale, vazhdon debati në Parlamentin grek për votim për besim të Qeverisë, derisa ndërkaq, sonte, rreth mesnate deputetët do të duhet të vendosin nëse do ta mbështesin apo jo Qeverinë e Aleksis Ciprasit, lajmëroi korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.
Debati i djeshëm në Parlament ka zgjatur 12 orë. siç ishte paraparë deri në mesnatë. Fillimisht deputetëve iu drejtua kryeministri grek i cili elaboroi pse kërkon dhe duhet të marrë besim, ndërsa menjëherë pastaj fjalën e morën edhe liderët e partive politike.
Dita e parë e debatit për botim besim, ishte përplot me reagime të ashpra mes deputetëve, por edhe të liderëve të partive.
Gjatë ditës së sotme pritet fjalën ta marrin deputetët, ndërsa drejtpërdrejt para votimit sërish do të mbajë fjalim kryeministri grek Aleksis Cipras.
Sipas numërimeve të fundit dhe qëndrimet e shprehura publikisht, Qeveria do të marrë 151 votat e nevojshme për besim dhe mbështetje.
Përveç 154 deputetët e Sirizas, pritet, pozitivisht të votojnë deputetja e pavarur dhe ministrja alternative për Mbrojtje Civile, dy ish anëtarë dhe dy anëtarë të tanishëm të Grekëve të Pavarur të Potamit, Spiros Denelis.