Parlamenti përfundoi debatin rreth Propozim-ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Parlamenti sot në suaza të seancës së 90-të e përfundoi debatin rreth Propozim-ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, me procedurë të shkurtuar në fazën e dytë dhe të tretë, ndërsa për ligjin do të votohet në mënyrë shtesë.
Debati rreth Propozim-ligjit për anti-diskriminim, i cili është me flamur evropian, kaloi në kundërshtim të qëndrimeve të pushtetit dhe opozitës lidhur me përfitimet nga kjo zgjidhje ligjore, sa është ai në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, kundrejt mbrojtjes së vlerave tradicionale.

Marketing

Për pushtetin ligji është evropian, demokratik, me të avancohen të drejtat dhe liritë e njeriut sipas të gjitha bazave, për opozitën me të hapet mundësia për ripërcaktim të kategorisë familje, fshirje të martesës si bashkësi të burrit dhe gruas, kritere të reja për birësim dhe kurrikula në shkolla.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska para deputetëve sqaroi se bëhet fjalë për zgjidhje ligjore me të cilën respektohen standardet evropiane dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e qytetarëve nga çdo lloj diskriminimi.

“Janë përfshirë të gjitha bazat për diskriminim, ndërsa me të vendosen edhe mekanizma efikas për mbrojtje”, tha Carovska dhe shtoi se për herë të parë mundësohet që puna e komisionit të ekspertëve për mbrojtje nga diskriminimi.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev i parashtroi disa pyetje Carovskës, mes të cilave nëse ky ligj tërheq fshirjen e definicionit të martesës si bashkësi të burrit dhe gruas.
Carovska u përgjigj se pikë e rendit të ditës sot në seancë është ligji për jodiskriminim, ndërsa e jo ligji për familje.
Në pajtim me zgjidhjen ligjore ndalohet çdo diskriminim në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, origjinës të përkatësisë kombëtare dhe etnike, gjinia, orientimi seksual, identiteti gjinor, përkatësia e grupit të margjinalizuar, gjuha, shtetësia, origjina sociale, arsimi, religjioni, apo bindja fetare, bindja politike, bindje tjetër, pengesë, moshë, familja apo gjendja martesore, statusi pronësor, gjendja shëndetësore, tipar personal dhe status shoqëror apo çfarëdo qoftë baze tjetër.

Maja Moraçanin e RDM-së theksoi se me ligjin jepet definicion i qartë i diskriminimit.
Deputetët në seancën e sotme të 90-të kaluan edhe katër propozim zgjidhje ligjore, të gjitha në lexim të parë, për të cilat votimi gjithashtu është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit. Pas pauzës së dhënë, në seancë janë shqyrtuar dy pikat e fundit të rendit të ditës – ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për banka dhe të Ligjit për supervizion të sigurimit, të dyja me procedurë të shkurtuar, ndërsa pasi është krijuar kuorum prej 61 deputetëve të gjitha ligjet u miratuan, gjegjësisht kanë kaluar në lexim të parë, përveç Ligjit për anti-diskriminim.

Marketing