Parlamenti polak voton pro emërimit të Donald Tusk si kryeministër i vendit

Parlamenti polak ka propozuar Donald Tusk për t’u bërë kryeministër, pasi lideri aktual Mateusz Morawiecki doli humbës gjatë një procesi votimi të rëndësishëm në parlamentin e vendit të hënën.

Marketing

Partia populiste Ligj dhe Drejtësi (PiS) e Morawiecki nuk arriti të fitonte shumicën në zgjedhjet e tetorit. Presidenti Andrzej Duda, aleat i PiS, pavarësisht rezultatit e emëroi Morawiecki për të udhëhequr qeverinë.

Më pas, humbja e votëbesimit i hapi rrugën Tusk për t’u bërë kryeministër. Në total, 190 deputetë votuan për qeverinë e Morawiecki-t, krahasuar me 266 që votuan kundër.

Ai pritet të marrë detyrën këtë javë.

Në zgjedhjet e tetorit, koalicioni i udhëhequr nga Tusk fitoi shumicën e vendeve me një pjesëmarrje rekord prej më shumë se 70%.

Grupi përbëhet nga tre parti, Koalicioni Qytetar i Tusk (KO), Rruga e Tretë dhe e Majta.

PiS qeverisëse e Morawiecki doli si partia e vetme më e madhe pas zgjedhjeve, por partitë e tjera refuzuan të punonin përkrah saj dhe nuk ishte në gjendje të formonte një shumicë në parlament.