Partia e Arijanit Hoxhës pjesë e Qeverisë?

Burime të TV21 brenda partisë së PDE-së thonë se nuk përjashtojnë mundësinë që në të ardhmen të bisedojnë në atë drejtim që të bëhen pjesë e Qeverisë, duke udhëhequr me disa poste.

Marketing

Tani për tani siç njoftojnë asgjë nuk ka konkrete. Por burime jozyrtare të pa konfirmuara thonë se partia e Arjanit Hoxhës, PDE, mund ta marrë disa poste në emër të zgjerimit të Frontit Europian.

Flitet për një post ministror, gjegjësisht ministër pa resor për diasporën dhe postin e drejtorit të Fondit Shëndetësor, që me gjasa mund të drejtohet nga Valon Bela. Kjo është nismë e BDI-së, e siç thonë nga burimet e njëjta, qëllimi është për të zgjeruar Frontin Europian.