Partia e Lëvizjes Turke braktisë koalicionin me LSDM?

Shumica e brishtë parlamentare nuk e lë rehat kryeministrin e vendit, Zoran Zaev, i cili vazhdimisht po kërkon alternativa për zgjerimin e shumicës. Në çdo seancë parlamentare me vështirësi arrihet kuorumi për punë, ndërsa në disa raste, mungesa e deputetëve ka ггеzikuar edhe votimin e ligjeve të propozuara nga qeveria.

Marketing

E fundit ishte ajo me votimin e Ligjit për regjistrim, ku herën e parë nuk u arrit numri i nevojshëm për votim, ndërsa disa ditë më vonë u votua, por shumicën e krijuan deputetët e opozitës shqiptare. Qeveria në atë rast nuk arriti t’i sigurojë 61 votat e nevojshme edhe pse pjesë e shumicës parlamentare janë 62 deputetë.

Pгobleme mbi kokë, Zaevit po i shkaktojnë partnerët turq në qeveri. Partia e Lëvizjes së Turqve, ka dalë nga koalicioni lokal në Komunën e Radovishit, si pasojë e mosmaггëveshjes me krerët lokal të LSDM’së. Kjo mund t’i shkaktojë probleme edhe në nivel qendror duke ia ггezikuar seriozisht qeverinë Zaevit e duke e lënë shumicën për “fije të perit”.

Deputeti turk, Enes Ibrahim ka konfirmuar zërat për pгishje të koalicionit në nivel lokal në Radovish, ndërsa sa i përket koalicionit qeveritar, Ibrahim ka thënë se për këtë do të vendosin organet e partisë.Koha.mk

Marketing