Partia e Netanyahut në epërsi nga numërimi i pjesshëm i votave

Më shumë se një e katërta e votave janë numëruar nga zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të Izraelit, raportoi Times of Israel.

Marketing

Partia e djathtë, Likud, e kryeministrit, Benjamin Netanyahu, është në epërsi pasi gëzon mbështetjen e 28.4 përqind të votuesve.

Prapa me 25.4 përqind është partia opozitare, Kaltër dhe Bardhë, e udhëhequr nga ish-shefi ushtarak Benny Gantz.

Sondazhet e mëparshme treguan që të dyja palët ishin në nivele të njëjta të përkrahjes së qytetarëve.

Votuesit izraelitë u drejtuan në kutitë e votimit për zgjedhjet e parakohshme, përderisa kryeministrit Netanyahu kërkon një mandat të pestë.

Ai i thirri zgjedhjet pasi nuk arriti të formojë një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të prillit, në të cilat Likud dhe Kaltër dhe Bardhë fituan nga 35 vende secila në parlamentin me 120 vende.

Avigdor Liberman, udhëheqësi i partisë së djathtë Yisrael Beitenu, tha se e vetmja mundësi ishte që të formohej një qeveri e gjerë e unitetit kombëtar.

“Ne kemi vetëm një mundësi – një qeveri e gjerë, e krahut të djathtë të unitetit kombëtar, të përbërë nga Yisrael Beitenu, Likud dhe Blu e Bardhë,” tha ai.

Marketing