Partia e pensionistëve: Mbështesim Pendarovskin për kryetarë shteti

Partia e pensionistëve do ta mbështesë Kryetarin e shtetit, Stevo Pendarovski, edhe për një mandate tjetër.

Marketing

Kryetari i kësaj partie, Ilija Nikolovski thotë se do të mbeten në koalicionin qeverisës, sepse është një koalicion pro-evropian që mbron antarësimin në BE. Thotë se për RMV nuk ka alternativë tjetër.

“Ne nuk kemi as një dileme, Partija e pensionistëve si pjesë përbërëse e koalicionit me LSDM të mbështesim Pendarovskin. Mendojmë se përveç funksionit të kryer me sukses ai gjatë mandatit të tij nuk kishte as një njollë, asnjë gabim strategjik, nuk kishte afera koruptive apo afera për nepotizëm, klientelizëm etj” – u shpreh Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Ilija Nikollovski.

Në fjalimin e tij Pendarovski kritikoi pushtetin e VMRO-DPMNE-së, i cili për disa vite e izoloi RMV-në, ku theksoi se dallimi mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së në qeverisje është shumë i madh.

“Është për të ardhur keq nëse dikush thotë se ne jemi të njejtë me ata që Qeverisën më herët. Që të jemi në momentin e së vërtetës, nëse ne në 7 vitet e kaluara kemi pasur lëshime dhe gabime kadrovike dhe politike? Absolutisht, nuk ka njeri që nuk gabon, po nisem nga vetja dhe jo nga të tjerët. Por nuk kemi gabime strategjike, nuk kemi gabime të mëdha, gabime që mos të them na kushtojnë shtet, por gabime që ndikojnë në nivel të rëndësishëm të zhvillimit, si ekonomi, demkoraci, në liritë dhe të drejtat e njeriut.” – deklaroi aktualisht Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Pendarovski kërkoi edhe një herë mbeshtetjen për të përfunduar procesin integrues. Kjo sipas tij do të sjell siguri, pasi që disa pjesë të rajonit janë potencial për destabilizim.

“Nëse kemi raporte të shëndosha ndëretnike, do të kemi stabilitet në vend”, u shpreh Pendarovski para pensionistëve.

Marketing