Partia Lëvizja Turke: Është keqpërdorur “balancuesi”, qeveria të fokusohet në gjetjen e një modeli të ri

Është shqetësuese fakti që po dëshmojmë polarizimin në baza etnike në vetë Gjykatën Kushtetuese rreth “balancuesit”, njoftoi Partia për Lëvizjen e Turqve.

Marketing

“Jemi të vetëdijshëm se vitet e kaluara “balancuesi” është keqpërdorur nga të gjitha grupet etnike pa përjashtim. Partia për Lëvizjen e Turqve (THP) e ka konstatuar qartë dhe me zë të lartë këtë problem ndër vite. Ne thirrëm dhe ofruam zgjidhje për të përmirësuar vetë mekanizmat. Por tani, për të kapërcyer këtë problem, qeveria duhet të fokusohet në gjetjen e një modeli të ri që do të minimizojë abuzimet. Heqja e këtij mekanizmi jo vetëm që do të jetë goditje e rëndë për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve joshumicë, por edhe do t’i prishë seriozisht marrëdhëniet ndëretnike”, thonë nga kjo parti.

Ajo kujton se Gjykata Kushtetuese ka kompetencë të mbrojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend, por jo të cenojë vetë kushtetutshmërinë.

“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të shoqërisë që të kenë qasje të paanshme dhe të arsyeshme ndaj kësaj çështjeje serioze”, thuhet në deklaratën e Partisë për Lëvizjen e Turqve – THP.(