Partia Turqve: Ambasadori Dedaj person i padëshiruar

Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni (THP), si dhe i tërë opinioni turk në Republikën e Maqedonisë, por edhe më gjerë, me dozë të madhe të zhgënjimit dhe pakënaqësisë e morën lajmin se ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë do të jetë pikërisht personi Gjergj Dedaj, i cili më parë derisa e ka kryer funksionin e zëvendësministrit të Republikës së Kosovës disa herë ka dhënë deklarata skandaloze, ofenduese, përfundimisht fashiste ndaj popullit turk, qëndron në reagimin e THP për mediat.

Marketing

“Jemi kategorik se një njeri i cili është me mentalitet të tillë primitiv dhe fashist në asnjë rast nuk guxon të jetë ambasador në vendin tonë i cili në të gjitha segmentet maksimalisht mundohet ta kultivojë dhe promovojë multietnicitetin si një nga përfitimet kyçe për tërë shoqërinë”, thuhet në kumtesën e partisë.

Besojmë, shtohet më tej, se në emër të promovimit të vlerave pozitive në tërë rajonin, por edhe për përforcimin e miqësisë me Republikën e Turqisë do t’i shfrytëzoni të gjitha kompetencat e juaja dhe nuk do të lejoni personalitet të tillë të emërohet si ambasador në Republikën e Maqedonisë.

“Partia për Lëvizje të Turqve (THP) dhe tërë opinioni turk në ditët e ardhshme me zgjuarsi do t’i ndjekin të gjitha ngjarjet dhe do të ndërmarrin hapa më radikale demokratike për zgjidhjen e këtij problemi”, thuhet në kumtesë.

Marketing