Përveç për ngjarjet e 27 prillit, grupi punues mbi pajtimin e Grupit ndërparlamentar për pajtim, reforma dhe integrim do të jetë në sesion të përhershëm dhe të identifikojnë burime të tjera të konfliktit që prodhojnë kriza politike, përçarje dhe mosbesim duke përfshirë tifozët, konsensusin në zhvillimin të politikave qeveritare, LGBT, gjykime të montuara, reformat ligjore, gjuhën e urrejtjes, skandalin me materialet e përgjimit, bashkëpunimi në mes pushtetit lokal dhe qendror, Kodin Penal dhe forma të tjera të konfliktit.
Këtë sot e tha kryetari i Grupit Punues për pajtimi, Zeqir Ramçilloviç në seancën e parë këtij grupi, i cili informoi se kanë marr pjesë të gjithë anëtarët të cilët konfirmuan se me 5 dhjetor duhet të dalin me propozim deri tek trupi ndërparlamentar për reforma, integrime dhe pajtim.
“Kanë dalë shumë propozime të mira ku të gjithë në grupet parlamentare do ti diskutojnë. Ajo që është e rëndësishme, ne kemi specifikuar drejtimet për të cilat po lëvizim, sepse ky vendim politik është i rëndësishëm. Ne të gjithë jemi në favor të miratimit të një zgjidhjeje ligjore që do të fillojë relaksimin e marrëdhënieve në shoqëri pa shkelur parimet e sundimit të ligjit. Ne mendojmë se është e domosdoshme që të gjitha institucionet të vendosin interesin shtetëror në momentin e dhënë dhe ne i bëjmë thirrje mediave që të angazhohen pozitivisht në këtë proces”, theksoi Ramçilloviç.