Partitë e vogla shqiptare që ulin kërkesat e mëdha politike shqiptare

Koment : TetovaSot
Partitë shqiptare po provojnë kushedi sa herë në zgjedhje fitoren dhe do përballen edhe kësaj rradhe me BDI-në e Ali Ahmetit që nuk ka humbur asnjë cikël zgjedhorë .
Të parët që nuk kanë përgjegjësinë e humbjes ,fajin e dështimit e kërkojnë gjetkë ndërsa asnjëherë nuk ndjejnë përgjegjësinë personale që të dorëhiqen pas një cikli zgjedhorë dështues.
Ata ose mbesin liderë të përjetshëm mes një grupi njerëzish që i lidh interesi ,ose ndajnë rrugët dhe formohen particka të vogla që nuk përbëjnë ndonjë peshë politike por vetëm përcarje mes shqiptarëve e dëshmuar tashmë .Ata ulin pazarin e madh politik tek shqiptarët prej vitesh në emër të një ideje të madhe shqiptare nën kupolën e partive maqedonase që i marrin në qeveri , dhe u japin pushtet dytësorë.
Shume prej liderëve që drejtojnë partitë ekzistuese kanë qenë miq të afërt të ” përqafuar” me njërin tjetrin gjatë fushatës dhe të bërë pikë e pesë pas zgjedhjeve.Ndarjet e tyre nuk janë bërë kurrë për interesa madhore shqiptare por për hesape të papastruara politike dhe interesash mes njëri-tjetrit.
Duke sulmuar fituesin tek shqiptarët ata i japin jetë politike vetvetes dhe një shansë për të vazhduar pushtetin e vogël të tyre por edhe qëllimit maqedonas ” përcaj e sundo” .Provojnë sërish në zgjedhjet që vijnë me të njëjtat fraza patriotizmi dhe sërish dështojnë.Më pas lidhen aleanca tjera me ata që i shihnin si kundërshtarë të rreptë duke gëlltitur akuzat e tmerrshme drejtuar njëri-tjetrit vetëm për të mbijetuar politikisht pa dhënë asnjë lloj përgjegjësie para votuesve.
Interesi i mbijetesës politike i bënë bashkë në kauzën personale dhe qëllimin që sado pak të marrin, ata i japin jetë karierës së tyre politike.Gjithë këto vite ,ata nuk e kanë mundur BDI-në, por vetveten.

Marketing

Për partitë e vogla shqiptare shënjestra është gjithnjë BDI dhe kurrë një parti maqedonase me të cilën lidhin pakte të fshehta qeverisjeje.Zaev e shfrytëzoi me përpikshmëri këtë moment duke u ofruar pushtet qesharak por për ti mbajtur nën ombrellën e tij politike dhe dirigjuar ata për të mposhtur kërkesat e mëdha politike shqiptare.Rasti i fundit është i kryeministrit shqiptar si ide madhore por që gjithë partitë shqiptare u bënë bashkë me qëndrimin e LSDM-së duke kundërshtuar këtë ide që i lartëson shqiptarët .

Qeverisja e partickave të vogla me Zaevin nuk përbën tradhëti ,por vetëm qeverisja e BDI-së si fituese absolute e cikleve zgjedhore është e tillë sipas tyre.