Partitë nuk kanë tejkaluar dallimet për KSHZ-në

Partitë parlamentare akoma janë larg kompromisit për KSHZ-në. Kreu i Kuvendit Xhaferi thekson se nuk janë problem i tij dhe i Kuvendit marrëveshjet ndërpartiake. Ai kujtoi mundësitë ligjore që ka për ta dërguar deri në votim përbërjen e KSHZ-së, por që sipas tij ky është një hap i rrezikshëm.

Marketing

“Unë nuk jam i pafuqishëm. Ka procedurë, nuk është puna e fuqisë ose mosfuqisë së Kuvendit, por ka procedurë e cila parashikohet me ligj. Nuk është problem i imi dhe i Kuvendit nëse partitë nuk merren vesh. Çfarë do të thotë nëse dikush vendos ta bllokojë? Unë kam mundësi ligjore për të ardhur deri tek votimit, por çfarë nëse dikush nuk e respekton. është punë e partive politike ta realizojnë atë që e kërkojnë”

Kërkesat e VMRO-DPMNE-së që fillimisht të kalojë Ligji mbi Qeverinë, për Xhaferin nuk janë çështje e kompetencave të tij.

“Nuk është problemi im çfarë kërkon VMRO-ja. Kuvendi ka procedurën e paraparë dhe partitë politike janë angazhuar që këtë metodë dhe mënyrë ta zgjedhin, pra ta kthejnë mënyrë e vjetër ligjore për zgjedhjen e KSHZ-së” – tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Aktualisht fati i KSHZ-së ka mbetur në fazën e pastrimit të listave të kandidatëve. Pas kësaj, Komisioni amë njofton kreun e Kuvendit i cili kërkon më pas prononcimin e partive. Pas kësaj, Komisioni propozon kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e KSHZ-së tek kryetari i Kuvendit i cili propozimin e vendos në seancë plenare. Derisa në Kuvend është bllokuar KSHZ-ja, afatet për shpalljen e referendumit janë në rrjedhe e sipër. Në rast se KSHZ-ja nuk arrin të ketë përbërjen e re deri në fund të muajit, vihet në pikëpyetje paralajmërimi i kryeministrit Zaev se referendumi mund të mbahet nga mesi i muajit shtator. Sipas dispozitave ligjore të parapara në Ligjin për referendum, 30-60 ditë para mbajtjes Kuvendi duhet ta shpallë referendumin, ndërsa 60-90 ditë duhet përfundojë e gjithë procedura e shpalljes, fushatës, mbajtjes dhe rezultatit.

Marketing