Partitë politike po kalkulojnë kandidaturat dhe koalicionet

Partitë politike vazhdojnë me kalkulimet e tyre rreth kandidatëve për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, por edhe për kualicioneve të mundëshme.
LSDM ka nisur procedurat për zgejdhjen e kandidatëve të saj.

Marketing

“Procedurat janë në rrjedhë e sipër për ato procedura do të bisedohet në organet e partisë. Më me rëndësi është të përzgjidhet kandidati më I mire për president, kandidatët më të mere për deputet dhe të punohet maksimalisht që ky concept I cili ka vision të qartë se ka duhet të lëvizë maqedonai e Veriut, të ketë perspoektivë të qartë për qytetarët dhe pritshmëri të qarta të qytetarëve, për dallim nga koncepti që e përfaqëson opozita e që nuk dini nëse dëshirojnë të shkojmë përpara drejtë BE-së ose do të kthehemi pras në kohën e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së.” – tha Oliver Spasovski nga rradhët e LSDM-së.

Por kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pretendon se ka parti të cilat janë të interesuara ti bashkëngjiten koalicionit që drejton kjo parti.

“Ka sinjale nga shum parti që aktualisht janë në pushtet apo kanë qenë në pushtet që ti bahskangjiten me VMRO-DPMNE-në. Ne kemi bërë komision, ashtu është procedura dhe në periudhën që vjen ky komision do të ketë takime me të gjitha partite politike në Maqedoni”. – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski pret që partitë të cilat dëshirojnë ti bashkangjiten koalicionit me partinë e tij, ta pranojnë programin e VMRO-DPMNE-së.

Në bllokun shqiptar zyrtarë të BDI-së kanë bërë të ditur se po punojnë për krijimin e një blloku evropian ku e kanë ftuar të bëhet pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët. Por kjo e fundit ka marr ftesë edhe nga opozita shqiptare, por siç ka thënë kreu i kësaj partie, Arben Taravari, organet partiake ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit se si ASH do të garojë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. (