“Party” gjatë pandemisë, dhjetëra të arrestuar në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme pas informacioneve paraprake për muzikë me zë të lartë dhe mosrespektim të masave gjatë pandemisë, mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 02:45 pas mesnate, me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer kontrolle në banesën e 34-vjeçarit S.G. nga Shkupi me lokacion në rrugën “Rajko Zhinzifkov”, transmeton Alsat. Gjatë kontrollit janë hasur pronari K.D. (33), F.T. (25), S.S. (27), E.J.(26), E.R.(35), R.M.(29) dhe T.T.(26). Në të njëjtën periudhë, në koordinim me Prokurorin Publik, policia ka ndërprerë një aheng në një banesë në rrugën “Elisie Popovski Marko”, ku gjatë kontrollit u hasën pesë persona, përkatësisht K.Z. (20), B.L. (20), R.A. (20), S.K. (21), të gjithë nga Shkupi, si dhe V.P. (20) nga Manastiri.

Marketing

Të 13 personat janë privuar nga liria dhe pas pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë në përputhje me Kodin Penal për mosveprimin sipas rregullave shëndetësore në kohë epidemie.

Marketing