Pas më shumë se 2 javësh luftë me flakët qetësohet gjendja e zjarreve në Turqi. Aktive mbeten vetëm 2 vatra që tashmë janë nën kontroll dhe nuk përbëjnë rrezik.
Të gjitha vatrat e zjarrit në vend janë vënë tashmë nën kontroll. “Heronjtë e pyjeve” vazhdojnë punën me përkushtim të madh nga toka dhe ajri deri në shuarjen totale të çdo vatre, sado e vogël mund të jetë. E themi me siguri se flakët nuk përbëjnë me një rrezik.
Ndërkohë ka nisur verifikimi i dëmeve nga flakët. Bilanci paraprak është rreth 25 mijë euro. Por kjo sipas Ministrit të Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli është vetëm një pjesë e vogël e asaj që kanë shkaktuar zjarret.
”Këto ditë janë regjistruar më shumë se 470 vatra. 16 zjarre kanë qenë të përmasave të mëdha. Më shumë se 200 vatra janë ndezur në sipërfaqe pyjore. Sipas të dhënavëe paraprakebëhet fjalë për një dëm më shumë se 173 milionë lira. Megjithatë ne po vijojmë punën në 4 qarqe dhe do të kemi shumë shpejt një bilanc përfundimtar”.
Nga zjarret e kësaj Vere, zona më e goditur ishte Antalia, një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit në Turqi.