Pas tre mandateve të fituara, dje Edmond Temellko i humbi zgjedhjet në Pustec të Shqipërisë, dhe nuk do të jetë më kryetar i Pustecit.
Në vend të tij, në vendin ku jetojnë popullata maqedonase, do të jetë Pali Andon Kolefski nga Partia Socialistike.
Ai dje në zgjedhjet lokale fitoi 1505 vota apo 66,84% e votave derisa kundërkandidati i tij Edmond Temellko nga Aleanca Maqedonase për Integrim Europian, fitoi vetëm 859 vota apo 33,16 %.
39 vjeçari Kolefski ka lindur në Pustec por jeton në Korçë, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Është ekonomist i diplomuar dhe punon në zyrat e doganave në Korçë.