Pas 30 ditë në izolim, Dibra në pritje të masave të reja të Qeverisë

Autoritetet dhe qytetarët e Dibrës janë në pritje të vendimit për lehtësimin e masave si regjion i krizës, i shpallur një muaj më parë nga ana e Qeverisë.

Marketing

Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të ri me virusin Korona.

“Siç e dimë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 13 mars në Dibër shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një kohëzgjatje prej 30 ditësh. Afati i 30 ditëve ka kaluar dje dhe tani presim vendimin e Qeverisë së RMV-së për më tutje.”,- deklaroi kryetari i Shtabit të Krizës, Hekuran Duka.

Po ashtu Duka njoftoi se ora policore gjatë këtij vikendi është respektuar tërësisht, nuk ka shkelje të saj, nuk janë parë as lëvizje të qytetarëve në grupe, po ashtu edhe Ndërmarrja Komunale Publike

“Standard” ka bërë dezinfektimin e tërësishëm të objekteve dhe rrugëve, përveç disa rrugëve që nuk mund të kalojnë automjetet dezinfektuese, rrugë këto që do të dezinfektohen me pompadore.

Duka njëherit apeloi te qytetarët që të mos bëjnë keqpërdorimin e ujit për pije.

Në Dibër janë të pranishëm edhe aktivistët e Kryqit të Kuq të cilët të shtunën kanë pasur 7 thirrje, tre thirrje për furnizim me barna dhe katër thirrje për furnizim me ushqime të ndryshme, por apelohet te farmacitë që të respektojnë orarin e punës që të jenë në funksion të qytetarëve.

Marketing