Ekipet e shpëtimit po vijojnë punën në Turqi për të nxjerrë persona të cilët kanë mbetur të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti.
Së fundmi, një video emocionuese është publikuar nga mediat e huaja në rrjetet sociale, ku shfaqet momenti kur një fëmijë 3 vjeçar është shpëtuar.
Pasi kishte kaluar më shumë se 43 orë nën rrënoja, fatmirësisht ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat 3 vjeçarin Arif Kaan, ndërsa babai i tij, Ertugrul Kisi, shpërtheu në lot pasi pa që Arifi shpëtoi dhe u dërgua në një ambulancë.
https://streamable.com/gl593d