Pas 6 vitesh në krye të PDSH, Sela i kërkonte Thaçit dorëheqje. Pse Sela nuk jep dorëheqje pas 6 vitesh humbje me frakcionin tij?

Sela i kërkonte Thaçit dorëheqjen pas 6 viteve në krye të PDSH, pse Sela nuk jep dorëheqje pas 6 vitesh humbje me frakcionin tij?

Marketing

Lëvizjet dhe subjektet politike janë shumë dinamike. Anëtarë dhe simpatizues qarkullojnë nëpër parti nga pakënaqësitë objektive si punësimet, dëshira për poste e kështu me radhë, por edhe për ato subjektive si për shembull çështjet parimore.

Historia ka treguar se shumë pak janë ata të cilët lënë një subjekt politik për çështje parimore, ndërsa janë të shumta pakënaqësitë që burojnë nga dëshira për gjetjen e një vendi të punës apo dëshirës për më shumë pushtet. Për fat të keq, këto karakteristika e spjegojnë gjendjen aktuale në vend. Në këtë kontekst, Ziadin Sela duke u thirrur mbi çështjet parimore, krijoji frakcionin LR-PDSH pas trazirave që krijoi brenda PDSH-së në vitin 2013. Në atë kohë kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, kërkonte dorëheqjen e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi me pretekstin që ky i fundit nuk dëshmonte rezultate fituese ndaj BDI-së edhe pse në atë kohë PDSH kishte pozicion të mirëfilltë në skenën politike ku besoheshte që mund ta përmbysë rezultatin. Vlen të përmendet se nga PDSH kanë dalë edhe parti e figura tjera si Imer Selmani me Demokracinë e Re – DR, Bardhyl Mamuti me BDSH-në dhe lëvizje tjera aktiviteti i të cilëve ishte afatshkurtër dhe pa shumë jehonë. Por gjithsesi, kjo arriti që ta dëmtojë dhe t’ia shkëpusë një pjesë të votave PDSH-së.

Mbi këtë logjikë veproi edhe Ziadin Sela që la PDSH-në me qëllimin se Menduh Thaçi nuk i fitonte dot zgjedhjet. Por, në atë kohë, kryetari i PDSH-së kishte vetëm 6 vite që kishte marrë detyrën në krye të partisë dhe dëshmonte rezultate serioze në zgjedhje për ta rrëzuar BDI-në nga pushteti. Që atëherë në popull qarkullojnë biseda të ndryshme, nga ato se Ziadin Sela e la partinë në momentin më kritik – përpara zgjedhjeve deri te të tjerat ku e cliësojnë për veprim të duhur.

Rezultatet e LR-PDSH-së e më vonë të Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet lokale dhe parlamentare që nga 2014 e këtej, dëshmojnë për humbje ndaj BDI-së, por edhe në raste tjera ndaj PDSH-së e Lëvizjes Besa. Megjithatë, në zgjedhjet e fundit koalicioni i Aleancës dhe Alternativës arriti të fitojë 12 deputetë, 8 nga të cilët i takojnë partisë së Selës dhe 4 partisë së Afrim Gashit. Gjithsesi, edhe përkundër kësaj, koalicioni të shënojë humbje ndaj BDI-së. Janë bërë 6-7 vite që Ziadin Sela është në krye të Aleancës për Shqiptarët (më herët LR-PDSH) ndërsa suksesi i fitores duket që po i mungon. Nëse vërtetë Ziadin Sela ka vepruar mbi një logjikë të shëndoshë me daljen e tij nga PDSH për shkak të suksesit të Menduh Thaçit për 6 vite, lind pyetja pse Ziadin Sela nuk jep dorëheqje nga kreu i Aleancës për Shqiptarët?

Është e logjikshme të mendohet dorëheqja për sa kohë ke lobuar për të njejtën. Shikuar nga ky këndvështrim, sa e logjikshme është lëvizja e Ziadin Selës? A e bën kjo atë një hipokrit për sa kohë i akuzon të tjerët për diçka që edhe vet ai nuk e arrin? Këto pyetje dhe të tjerat i lihen për mendim kritik lexuesit.gazetapopulli.net