Pas Air Albania, dështon edhe koncesioni i Aeroportit të Vlorës?!

Pas lajmit të sotëm në Albeu.com ku shtrohej pyetja drejtuar qeverise për avionët që duhej tashmë te ishin pjesë ë flotës së Air Albania, një dëshmi shokuese vjen nga deputeti i PD-së, Agron Shehaj.

Marketing

I ftuar në emisionin Zonë ë Lirë ne Tv Klan, Shehaj ka deklaruar që edhe pse ka votuar pro ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, ky projekt tashmë ka dështuar pasi pala turke është tërhequr nga investimi. AI më pas ka shtuar gjithashtu se bashkë me dështimin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, ka dështuar edhe krijimi i kompanise ajrore, Air Albania, ndërsa avioni i parë “Lasgushi” tashmë është zhdukur. Albeu.com njoftoi se kompania “Air Albania”, e cila ende nuk ka një faqe zyrtare në web ku mund të blesh bileta, nuk ka bërë asnjë njoftim mbi këto linja e reja dhe nuk ka informacion për një avion të dytë në flotën e saj edhe pse aktualisht “Lasgushi” figuron me kodin e Turkish Airlines dhe nuk ka kod unik të vetin.