Pas atentatit, Donald Trump kërcënohet me jetë

Autoritetet në SHBA arrestuan një burrë në Florida pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë në mediat sociale ish-presidentin Donald Trump dhe kandidatin për zëvendëspresident JD Vance

Marketing

Michael M. Wiseman u arrestua të premten, sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë në Florida.

“Pas hetimit të raporteve dhe llogarisë së të dyshuarit në Facebook, detektivët e JPD zbuluan se Wiseman kishte bërë kërcënime të shumta kundër Trump dhe Vance, të cilët në fillim të kësaj jave u bënë përkatësisht kandidatët republikanë për President dhe Zëvendës President”, thuhet në deklaratë.

“Kërcënime u bënë edhe në lidhje me lëndime trupore ndaj anëtarëve të familjeve Trump dhe Vance”.

Policia nuk dha detaje të mëtejshme për Wiseman. Avokati i Wiseman, Tama Beth Kudman, nuk pranoi të komentojë.

Arrestimi vjen më pak se një javë pas atentatit ndaj Trump. Trump u qëllua në vesh të shtunën e kaluar gjatë një tubimi në Florida, ku një pjesëmarrës në tubim vdiq dhe dy të tjerë u plagosën. Sulmuesi u vra pak pasi hapi zjarr.