Pas Belgjikës dhe Britanisë, varianti i ri i COVID mbërrin në Itali

Varianti i ri i COVID-19 i quajtur “Omicron” po përhapet me shpejtësisë në shumë shtete të botës.

Marketing

“Reuters” bën me dije se pas Britanisë dhe Belgjikës, varianti i ri është konstatuar dhe në Itali.

Sipas informacioneve, autoritetet shëndetësore kanë identifikuar një raste me COVID-19 “Omicron” në Milano.

Gjenomi u zbulua ne Laboratorin e Mikrobiologjisë Klinike, Virologjisë dhe Diagnostifikimit Biourgjent të Spitalit Sacco në Milano nga një kampion pozitiv i një pacienti që vinte nga Mozambiku.

Pacienti dhe kontaktet e tij familjare ishin në gjendje të mirë shëndetësore, tha Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS).

Vartianti i ri e ka origjinën nga Afrika, duke bërë që shumë shtete të ndërpresin fluturimet.