Pas ”Big Commerce” tani joshje përmes ”Galaxy” (VIDEO)

Në fillim u duk si fitim I lehtë. “BigCommercl” ishte hit në rajon e më gjerë. Këtë, në kushte anonimiteti, e konfirmojnë për Klan Maqedoni edhe përdoruesit e këtij aplikacioni.

Marketing

Sa para keni fituar për një muaj?

-Për një muaj kam fituar mbi 5000, 6000 dollarë

Dhe sa kohë që je anëtar i kësaj platforme?

-Po, mbi 3 muaj

Dhe si i transferoni paratë?

-Në Binance, me kripto

Por, më vonë doli të ishte një mashtrim klasik online ku shumë qytetarë kishin humbur të hollat dhe pasuritë e tyre.

Pas “Big Commerc-it”, aktualisht po përhapet një tjeter aplikacion i ngjashëm, i quajtur “Galaxy”, ku shfrytëzuesit kanë për obligim të shikojnë video dhe të ftojnë edhe persona tjerë.

Çfarë detyrash duhet të plotësosh për të fituar nga kjo platformë?

-Duhet të klikoni mbi reklama dhe të ftoni mbi 30 persona për të kaluar në nivelin tjetër

-Si quhet kjo platformë?

Media Galaxy.

Shqetësimi më i madh është që për të kaluar në fazen e terheqjes së parave të konvertuara në kriptovaluta duhet të japesh të dhënat në një grup në “Telegram”. Bëhet fjalë për të dhëna të besueshme personale.

“Po, duhet të bëni një fotografi të letrës dhe t’ia dërgoni një grupi në Telegram, dhe pastaj bën para”

Ekspertët e IT-së thonë se ky lloj aplikacioni është mashtrim klasik dhe se qytetaret nuk duhet të bien pre e këtyre manipulimeve.

ANTONIO GJORGIEV – TREGTAR KRIPTOSH DHE EKSPERT I IT-së

“Këto të dhëna personale që do të mblidhen, faktikisht nga autorë të panjohur, mund të përdoren si në krimin e kriptove ashtu edhe në çdo lloj krimi tjetër. problemi kryesor nuk janë mashtrimet që ndodhin në Maqedoni, problemi kryesor është se në vendin tonë nuk ka asnjë lloj edukimi për sektorin e kriptove dhe shumë njerëz as që e raportojnë këtë lloj krimi sepse nuk janë mjaftueshëm të informuar se ku duhet të drejtohen për këto mashtrime. prandaj nuk duhet t’u besojnë mashtrimeve dhe manipulimeve të tilla.”

MPB-ja ditë më parë paralajmëroi qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve të këtilla që premtojnë të ardhura joreale për një kohë të shkurtër. Gjatë komunikimit, sic thonë nga MPB-ja, nuk duhet të jepen të dhënat e besueshme personale, fotografi nga dokumentet personale, kartelat bankare, si dhe fjalëkalime për një përdorim për aplikacione për çështje bankare përmes Internetit ose të dhëna tjera për autorizime të transaksioneve bankare.