Edhe pak ditë kanë mbetur që në ekranin e Tv Klan te startoje spektakli i dashur për publikun ‘Dance with me’. Një ndër çiftet pjesëmarrëse si fillim u mendua se do të ishte Çiljeta Xhilaga dhe Valer Kolnikajn, por Çiljeta hoqi dorë nga gara dhe vendin e saj e zuri këngëtarja Marsela Çibukaj.
Mirëpo së fundmi burime për “Story.al” kanë bërë të ditur se dhe Marsela, njëjtë si Çiljeta, ka ndryshuar mendje në momentet e fundit dhe është tërhequr. Sipas burimeve Marsela ka hequr dorë për shkak të shqetësimeve që ka ndjerë në prova, ka humbur disa kilogramë së fundi dhe lodhja e tepërt duket se nuk i ka bërë mirë.
Përsa i përket Valerit, ende nuk është bërë e ditur se kush do e shoqërojë duke zëvëndësuar Marselën por meqë dhe pak ka mbetur nga spektakli, do e zbulojmë së shpejti.