Eliminimi nga Europa League nuk është lajmi i vetëm shqetësues te Barcelona. Lojtari më i mirë i sezonit te katalonasit, Pedri do të mungojë për pjesën e mbetur të edicionit.
Mesfushori spanjoll ka një çarje në bicepsin femoral të këmbës së majtë.
Klubi, megjithatë, nuk e specifikon kohën e mungesës së tij, por sipas burimeve të skuadrës pedri e ka humbur sezonin.
Futbollisti ndjeu dhimbje në këmbën e majtë pak para pushimit dhe u konsultua me mjekun e klubit në fushë. Xavi urdhëroi zëvendësimin e tij duke inkuadruar De Jong.