Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, njëherësh edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar anëtaren më të re të partisë së tij.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka treguar se Shkurta Velija-Ajdini pasi që ka votuar të dielën menjëherë është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Postimi i plotë:
Menjëherë pasi që ka votuar me 6 tetor, të dielen paradite, Shkurta Velija-Ajdini erdhi e u anëtarësua në VETËVENDOSJE!.Ajo ka mbaruar studimet për magjistraturë në gjermanistikë në Universitetin e Vjenës, kurse tash është në përfundim të doktoratës në po atë universitet me temën “Konstruksioni gjinor në veprën e Stefan Zweig-ut”.
Shkurta Velija-Ajdini ka punuar afër një dekadë si mësimdhënëse në Universitetin e Prizrenit, ndërkaq tani punon në një institucion gjerman për punësim dhe trajnime profesionale, si shefe e departamentit të gjuhës gjermane.
Ndryshimi politik ka ndodhur, rritja e Lëvizjes sonë vazhdon, qeverisja jonë e mirë fillon së shpejti.