Pas fitores ndaj Juventusit, presidenti i Interit merr këtë vendim

Fitorja e Interi ndaj Ju\ventusit në kampionat me rezultat 1-0 duke se e ka impresionuar shumë presidentin e kësaj skuadre Steven Zhang i cili raportohet se ka anuluar rikthimin e tij në Kinë dhe dëshiron të qëndrojë afër skuadrës deri në përfundim të këtij sezoni.

Marketing

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Steven Zhang festoi fitoren e Interit ndaj Juventusit me lojtarët e tij brenda dhomës së zhveshjes në “Allianz Stadium” dhe tani, ai nuk dëshiron të largohet nga Milani deri në fund të sezonit.

Zhang u kthye në Itali në janar për herë të parë pas shtatë muajve. Ai kishte planifikuar të qëndronte vetëm një muaj, por presidenti i klubit nuk është larguar ende dhe nuk planifikon ta bëjë këtë deri në fund të sezonit.

Zhang dëshiron të qëndrojë pranë lojtarëve të tij në pjesën vendimtare të sezonit dhe shijoi fitoren e së dielës ndaj Juventusit brenda dhomës së zhveshjes me lojtarët e tij. “La Gazzetta” raporton se Zhang është i kënaqur me rezultatet dhe paraqitjet e Interit këtë sezon.

Atij i pëlqen të shohë mentalitetin sulmues të Simone Inzaghit, i cili i bëri që “Nerazzurrët” të luanin në të njëjtin nivel me Real Madridin dhe Liverpoolin në Ligën e Kampionëve dhe të mundnin Juventusin ne fundjavën e kaluar.

Sipas raportit, Zhang fle vetëm 3-4 orë në natë pasi punon me partnerët kinezë deri në orën 13:00 në Itali, duke u fokusuar në klub në pjesën e mbetur të ditës. Pavarësisht zërave për një marrje të mundshme të klubit nga fondacioni PIF, Zhang nuk dëshiron të largohet dhe do të vazhdojë të mbështesë lojtarët e tij brenda dhe jashtë fushës.