Pas heshtjes së gjatë, reagon Elvana Gjata: Nuk e kam aspak të lehtë…

Elavana Gjata pas një kohe të gjatë është rikthyer me një postim në Instagram.

Marketing

Elvana Gjata nuk ka qenë aktive në rrjete sociale, që prej ngjarjes në ish-bllok, shkruan lajmi.net.

Ajo vendosi që sonte të lajmërohet përmes një statusi në Instagram, duke u përgjigjur gjithë atyre që i kanë shkruar gjatë kësaj periudhe.

KY ËSHTË REAGIMI I PLOTË I ELVANËS, PA NDËRHYRJE:

“Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.

Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale…

Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia.

Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj…