Pas heshtjes, vjen reagimi i Vesës për Big Bastën

Hyrja e Big Bastës në formatin ‘Ferma VIP’, ndezi thashethemet në mediat online për një krizë martesore mes tij dhe Vesa Lumës.

Marketing

Këtyre thashethemeve ‘u shtoi më shumë zjarrin’ vetë Vesa Luma, e cila nuk postoi në rrjetet e saj sociale asnjë mbështetje për pjesëmarrjen e Big Bastës në ‘Femra VIP’.

Por, më në fund, kur nuk pritej aspak, erdhi dhe postimi i Vesës.

Këngëtarja ka ndarë një kolazh fotosh në Instagram, në mesin e tyre një foto e Big Bastës nga ‘Ferma VIP’.

‘Muzikë, dashuri, shoqëri’ ishte mbishkrimi i postimit, i cili dëshmon njëherë e mirë se asgjë nga thashethemet nuk është e vërtetë, mes Big Bastës dhe Vesa Lumës gjithçka po ecën për mrekulli.