Turqia ka bllokuar qasjen në platformën e lojërave online Roblox me arsyetimin se përmbajtja e saj është e papërshtatshme dhe mund të çojë në abuzimin e fëmijëve në vend.
Sipas Reuters, zyra e Kryeprokurorit Publik në qytetin e Adanas nisi një hetim për platformën Roblox dhe përfundimisht rezultoi në kufizime mbarëkombëtare, duke e cilësuar si të dëmshme.
Zëdhënës i Roblox, tha se do të bashkëpunonte me autoritetet lokale turke dhe shpresonte se problemi do të zgjidhej së shpejti.
Ndalimi vjen pesë ditë pasi Turqia vendosi të bllokojë rrjetin social Instagram, i cili përdoret nga 57.1 milionë njerëz në vend.