“Koalicioni 27” në praktikë, këshilltari i ASH-së në Kumanovë flet vetëm maqedonisht

Këshilltari i vetëm i Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Osama Muadini sot në kuvendin komunal të Komunës së Kumanovës iu është drejtuar të pranishmëve vetëm në gjuhën maqedonase edhe pse gjuha shqipe në kuvendin komunal është zyrtare dhe e garantuar me ligj, informon opinionshqip.live

Marketing

Këtë veprim Muadini e bën vetëm disa ditë pasi që partia e tij, Aleanca për Shqiptarët firmosi koalicion parazgjedhor me VMRO-DPMNE-në, ku si duket mospërdorimi i shqipes mund të ketë qenë kusht nga partia e Hristijan Mickoskit, përkatësisht që këshilltarët e partisë së Selës në komunën e Kumanovës të komunikojnë vetëm në gjuhën maqedonase, edhe pse vet Osama Muadini është arsyetuar u arsyetua që kinse për shkaqe teknike është dashur të flas në gjuhën maqedonase.

Ndryshe Osama Muadini është i punësuar edhe në Drejtorin për kriza dhe shpëtim në rajonin e Kumanovës dhe është kolegë i mirë i babait të Boban Iliçit, vrasësit të Almirit të vogël.

https://www.facebook.com/osama.muadini/videos/828557234510199/?t=0