Pas koalicionit ASH-VMRO, nuk kanë të ndalur dorëheqjet nga partia e Selës

Koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe partisë maqedonase siç po ofrohet dita e zgjedhjeve lokale po rritë dëshpërimin dhe reagimet e simpatizantëve të ASH-së të cilat po bëhen më të ashpra, duke rezultuar edhe me dorëheqje e largime të anëtarëve në shenjë pakënaqësie.

Marketing

Një nga anëtarët e ASH-së, Xhavo Idrizi në faqen e tij në facebook ka shpalosur disa nga arsyet përse ai ka vendosur që të largohet nga partia e Selës. Sipas Idrizit, pasi vendimit të Selës për koalicion me partinë shovene maqedonase VMRO-DPMNE, nuk mund të përballojë që të vazhdojë me aktivitet në këtë parti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Çdo situatë që ndodh gjatë jetës së njeriut e bënë atë të ndërmarrë veprime të cilat sadopak ia ndryshojnë jetën në disa pikëpamje.

Unë si një aktivist i flaktë me punën time të pandalur drejt partisë Aleanca për Shqiptarët për ta ndihmuar një parti të jetë unike e pastërt Shqiptare u dëshprova në një farë mënyre kur dëgjova për një koalicion të mundshëm mes VMRO-DPMNES (antishqiptare) dhe ASH-ës.

Unë që sot e tutje tërhiqem nga ish partia përkatëse dhe vijoj drejt kërkimit të diçkaje të re e cila do jetë në ndihmë të Shqiptarëve dhe vetë vendit tim.

Si unë dhe disa aktivistë të ASH-ës distancohemi nga çdo veprim që ata ndërrmarin për bashkëpunim me disa parti Anti Shqiptare.

Ne dëshironim të kishim një parti unike Shqiptare që do të luftonte për të drejtat e Shqiptarëve e të mos vraponim pas partive Maqedonase që urrejnë Shqiptarët se po të ishte për ashtu ne vetë mund të lidheshim me ata dhe të bënim krahun e fortë siç ju pretendoni.

Prej tash e tutje do mundohem që të punoj për të drejtat e Shqiptarëve, vendit tim dhe vetës time dhe do unifikohem në një parti e cila do i plotësoj kërkesat tona.

Do shihemi shumë shpejtë me diçka të re e cila premton shumë për Shqiptarët. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4568874146479885&id=100000720354301