Pas Malit të Zi/ Alarm për bombë në 22 shkolla të Beogradit, evakuohen nxënësit

22 shkolla u evakuan paraditen e se premtes në beograd pasi një alarmi se në ambientet e tyre ishin vendosur bomba; të gjitha raportet rezultuan se ishin të rreme, sipas minstrisë së brendshme serbe.

Marketing

Me te marrë e-mailin kërcënues, studentët dhe punonjësit shkollave u evakuuan pa vonesë.

“Në shtatë e gjysmë sapo erdhëm në shkollë, dhe na thanë të dilnim nga shkolla. Drejtori na tha të largoheshim sa më shpejt e të mos ishim afër godinës. Fillimisht erdhën dy policë me një makinë, dhe pastaj më shumë më furgon.”, tha një nga nxënësit për mediat serbe.

Fillimisht alarmi për bombë në Beograd – ishte raportuar në pesë shkolla, e më pas edhe në pjesën tjetër.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Mal të Zi pak ditë më parë. Në zyrat e komunave, të shkollave dhe policisë mbërritën e-maile ku njoftohej vendosja e bombave në 41 institucione.

“Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrjen. Do të hakmerremi, do të vijmë në shkollë. Do t’i vrasim të gjithë. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”, thuhej në përmbajtjen e e-mailit në Mal të Zi.

Edhe atje pas kontrollit nga autoritetet, alarmi rezultoi fals, ndërsa autoritetet po hetojnë ngjarjen.