Pas Mandzukicit, Manchester Unitedi e kërkon edhe Piatekun

Përveç Mario Mandzukicit, Manchester Unitedi po synon ta transferojë edhe sulmuesin e Milanit, Krzysztof Piatek, në afatin kalimtar të janarit.

Marketing

Mediat angleze dhe italiane raportojnë njëzëri se gjiganti i Premierligës i është vënë pas sulmuesit polak.

Piatek është vetëm 24 vjeç dhe pati një fillim të jashtëzakonshëm në Serie A me Genoa, duke i shënuar 19 gola në 21 ndeshje në ligë dhe në kupë.

Kjo bëri që Milani t’i paguajë 35 milionë euro për të duke e transferuar pas gjashtë muajve. Te Milani, megjithatë, ai i ka shënuar vetëm 11 gola në 21 ndeshje deri tani.

Manchester Unitedi është duke kërkuar vazhdimisht përforcime nga klubet italiane, pasi raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me Mandzukicin, edhe pse Juventusi ende këmbëngul duke i kërkuar 10 milionë euro për të.